Sport

“Ata janë të klasit botëror”: Josko Gvardiol zgjedh më të talentuarit te City...

Mbrojtësi kroat i qendrës ishte i ftuar në kanalin e klubit anglez në YouTube

2 Nëntor 2023, 14:27 Nga DOSJA
“Ata janë të klasit botëror”: Josko Gvardiol zgjedh

ANGLI - Kroati Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, nuk ka dyshime se cilët nga bashkëlojtarë e ka befasuar më shumë në klubin anglez. Në një intervistë për kanalin e Cityt në YouTube, mbrojtësi u tregua i sinqertë dhe vuri në pah dy lojtarë “të pabesueshëm”.

"Ederson dhe Rodri. 'Edi' sepse është portier dhe është i jashtëzakonshëm në kontrollimin e topit me këmbë. Sa i përket Rodrit, unë e veçoj atë sepse ai shfaqet gjithmonë në momentin e duhur, ai është gjithmonë me topin dhe mënyrën se si ai kontrollon atë është diçka fantastike. Janë të klasit botëror”,- vuri në dukje ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll