Sport

Futbollisti i ri u qëllua me gjakftohtësi për vdekje në mes të rrugës - Mori '10 plumba'...

Policia vendase po heton motivin e vrasjes. 21-vjeçari Felipe Diogo luante në kampionatin e Kategorisë së Tretë të Brazilit

2 Nëntor 2023, 16:48 Nga DOSJA
Futbollisti i ri u qëllua me gjakftohtësi për vdekje në mes

BRAZIL - Komuniteti i futbollit brazilian është zhytur në zi, pasi u bë i ditur lajmi për vdekjen e sulmuesit 21-vjeçar, Felipe Diogo. 

Sipas mediave lokale, lojtari i Sao Bernardo, i cili po kthehej nga pushimet, u qëllua për vdekje me gjakftohtësi në një rrugë në qytetin e tij të lindjes, Ribeirao Preto.

Agjencia braziliane e lajmeve “ge.globo” raportoi, se futbollisti i ri u godit nga rreth 10 plumba dhe, megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, ai vdiq pak më pas.

Policia vendase po heton motivin e vrasjes, ndërsa klubi i tij, i cili merr pjesë në Kategorinë e tretë të Brazilit, ka nderuar kujtimin e tij me postimin e mëposhtëm në rrjetet sociale.

“Klubi i futbollit, São Bernardo, shpreh pikëllimin e tij për lajmin e vdekjes së futbollistit tonë, Felipe Diogo Bernardes Ferreira, i njohur si Felipe Diogo. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment dhimbjeje të thellë”.

I ndjeri ndër të tjera luajti për Cruzeiro dhe Botafogo, ndërsa vitin e kaluar iu bashkua São Bernardo dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të promovimit, me 18 ndeshje dhe 4 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll