Sport

Ekspertiza/ Zbulohet shkaku i vdekjes së Bobby Charlton… e tmerrshme

Ish-lojtari anglez, i cili jetonte në një shtëpi pleqsh, ku ka pësuar një rrëzim

2 Nëntor 2023, 13:24 Nga DOSJA
Ekspertiza/ Zbulohet shkaku i vdekjes së Bobby Charlton… e tmerrshme

ANGLI - Shtypi anglez zbuloi këtë të mërkurë se Sir Bobby Charlton vdiq pas një rënie aksidentale në shtëpinë ku ai ishte shtruar që nga korriku, duke vuajtur nga çmenduria (alzheimer), siç u zbulua nga një grup ekspertësh në gjykatë.

Ish-lojtari anglez 86-vjeçar vdiq më 21 tetor, në spital, ku u shtrua pasi humbi ekuilibrin teksa ngrihej nga një karrige, duke goditur një dritareje. Ka “mundësi” që të ketë goditur edhe një radiator.

Menjëherë pas rënies, u konstatua se lëvizshmëria e ish-lojtarit nuk ishte dëmtuar, por më pas u zbulua se ai kishte edemë në shpinë. U thirrën mjekët.

Në spital ata zbuluan se Bobby Charlton kishte pësuar thyerje të brinjëve dhe se me shumë mundësi do të zhvillonte pneumoni. Mjekët vendosën ta vendosnin në kujdesin paliativ dhe ish-futbollisti do të vdiste pesë ditë më vonë.

Në gjykatë u shpjegua edhe e gjithë historia klinike e pacientit, që nga heqja e apendiksit, fshikëzës së tëmthit, një infeksion urinar dhe disa infeksione respiratore gjatë viteve të fundit. Ai kishte pasur edhe Covid në shtator të këtij viti.

Mjeku ligjor vendosi se vdekja ishte aksidentale. Shkaku do të ishte një pneumotoraks traumatik i shkaktuar nga rënia, i kombinuar me çmenduri (alzheimer).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll