Sport

Leo Messi nuk do të shkojë në Kinë, Inter Miami anulon turneun…

Skuadra e Lionel Messit do të luante në dy ndeshje miqësore më 5 dhe 8 nëntor.

2 Nëntor 2023, 14:10 Nga DOSJA
Leo Messi nuk do të shkojë në Kinë, Inter Miami anulon

SHBA - Inter Miami ka anuluar turneun e tij në Kinë. Skuadra e Lionel Messit do të zhvillonte dy ndeshje miqësore në datat 5 dhe 8 nëntor, por kundërshtari ende nuk është përcaktuar.

Fituesi më i fundit i “Topit të Artë” do të kthehet në fushë më vonë këtë muaj për Argjentinën, në ndeshjet kundër Uruguajit në datën 16 dhe Brazilit në datën 21, takime këto për llogari të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll