Sport

Ngjarja e trishtë dhe paniku i përjetuar nga një fëmijë autik 7-vjeçar në 'El Clasico': "E quajtën qen... i hodhën fishekzjarre"

Babai i Arkaitz, vetëm shtatë vjeç, e ka raportuar tashmë rastin në LaLiga

2 Nëntor 2023, 13:47 Nga DOSJA
Ngjarja e trishtë dhe paniku i përjetuar nga një fëmijë

SPANJE - Ajo që supozohej të ishte një ditë festimi doli të ishte ferr i pastër për familjen e Jaime Fernández, një baba 35-vjeçar, i cili pa djalin e tij autik, vetëm shtatë vjeç, duke u fyer dhe për pak sa nuk e goditën me një fishekzjarr. Arsyeja? Vetëm nga një shall i Real Madridit para 'El Clasico' (1-2), të shtunën e kaluar.

"Ata filluan ta fyenin djalin tim shtatëvjeçar, sepse ai kishte veshur një shall të Real Madridit. Ata e quajtën atë një qen, një derr dhe një bir kurve, si dhe i hodhën një fishekzjarr,"- ka treguar Jaime Fernández për 'El Mundo', i cili gjithashtu e ka raportuar rastin në LaLiga.

"U ndalëm në tribunën e DAZN dhe ata i ofruan djalit disa gjëra. Meqë atij i pëlqen më shumë e bardha, ai zgjodhi shallin e Real Madridit. (Kur ishim afër stadiumit) Erdhi një grup prej 20 ose 25 personash, rreth 30-vjeçarësh afër nesh dhe filluan të shajnë djalin, i cili ishte i vetmi që kishte diçka nga Reali. Ata i thanë të hiqte shallin që ta digjnin. E gjithë kjo me një qëndrim shumë kërcënues,"- shtoi ai.

Përpjekja e gruas së Jaime Fernández për të shpjeguar, se Arkaitz i vogël vuante nga autizmi përfundoi... duke i përkeqësuar gjërat. "Ajo u kërkoi atyre të qëndronin të qetë, por ata vazhduan të përparonin.

Njëri prej tyre u afrua pranë nesh, "nxorri" një fishekzjarr dhe ia hodhi djalit te këmbët. Ne u përpoqëm ta largonim, por shpërtheu. Imagjinoni frikën. Ai ra në panik dhe u ndje shumë i sëmurë. Zhurma ka një ndikim të madh tek djemtë autikë, ai u shtri në tokë. Ne e morëm atë dhe djalin tjetër tre vjeç, dhe ikëm”,- përfundoi babai, i cili shprehu keqardhjen edhe për faktin që nuk kishte gjetur asnjë oficer ligjzbatues në atë zonë, pasi loja ishte gati të fillonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll