Politike

"Lajthitja financiare me PPP nuk ndalet as me projektbuxhetin 2024"/ Teliti: Inceneratori do gllabërojë 36 mln euro

1 Nëntor 2023, 09:38 Nga A.B
"Lajthitja financiare me PPP nuk ndalet as me projektbuxhetin 2024"/
Dorjan Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Tiranës, Dorian Teliti ka denoncuar se miliona euro që vazhdojnë të planifikohen dhe të paguhen nga qeveria për koncesionet korruptive, pavarësisht se ato janë në hetim dhe se pronarët e tyre janë në kërkim ndërkombëtar.

“S’ka rëndësi për qeverinë e vendit tim nëse i madh dhe i vogël e di që këto janë kontrata klienteliste dhe korruptive"- shprehet Teliti.

DEKLARATA E TELITIT: 

Lajthitja financiare me PPP nuk ndalet as me projektbuxhetin 2024. Ska rendesi per qeverine e vendit tim nese i madh dhe i vogel e di qe keto jane kontrata klienteliste dhe korruptive, financimi i tyre jo vetem qe nuk ndalet, por madje rritet per vitet e ardhshme.

Gjate tre viteve 2024-2026 do te jene plot 407 milione euro qe do merren nga xhepat e cdo qytetari dhe llogaria e cdo biznesi per te paguar "grushtin e pathyeshem" te kontratave koncesionare. E si te mungonte ne kete liste inceneratori i kryeqytetit me pronare ne kerkim , inceneratori qe pervec parave te taksapaguesve asgje tjeter nuk djeg. Djegesi pa tym i Tiranes do gllaberoje 36 milione euro 3 vitet e ardhshme...imagjinoni se sa cerdhe, kopeshte e shkolla do mund te ndertonim me keto para.

dorjan teliti

Sondazh

Poll