Sport

Vinícius Jr. rinovon me Realin deri në 2027...

Braziliani është pjesë e ‘los blancos’ që nga viti 2018

31 Tetor 2023, 22:01 Nga DOSJA
Vinícius Jr. rinovon me Realin deri në 2027...

SPANJE - Këtë të martë, Real Madrid njoftoi rinovimin e kontratës së Vinícius Junior, të cilën ai e nënshkroi deri në vitin 2027. 

Anësori brazilian, i cili është te bardhezinjtë që nga viti 2018, ka shënuar tashmë 63 gola në 235 ndeshje për klubin. Përveç kësaj, ai ka fituar edhe nëntë trofe, duke përfshirë një Champions League, dy Superkupa Evropiane dhe dy Liga Spanjole. 

Në klasifikimin përfundimtar të “Topit të Artë”, që iu dha Messit të hënën, Vinícius Júnior doli në vendin e 6-të. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll