Sport

Manchester United provokon Milanin, kërkon Leaon që në janar!

Leao ka shënuar tre gola në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe hera e fundit që ai gjeti rrjetën ishte 40 ditë më parë, në fitoren 1-0 ndaj Hellas Verona.

31 Tetor 2023, 18:47 Nga DOSJA
Manchester United provokon Milanin, kërkon Leaon që në janar!

ANGLI - Djajtë e Kuq janë në dijeni se një operacion i tillë do të jetë i vështirë në janar, por që planifikojnë për verën e vitit 2024. Sipas asaj që raporton Daily Star Sport, Manchester United po planifikon një ofertë të majme për Leaon, afro 100 milionë euro.

Milani do të rezistojë në mbajtjen e 24-vjeçarit, ndërsa kjo shumë është larg asaj që kërkojnë për portugezin. Kuqeszinjtë janë në dijeni se edhe Chelsea e Real Madridi e monitrojnë lojtarin, ndërsa ata mund të pranonin vetëm 150 milionë euro për kartonin e portugezit.

Leao është duke hasur në vështirësi në këtë sezon, pak muaj pasi rinovoi kontratën me Milanin. Portugezi është në një marrëveshje prej 7 milionë euro në vit në San Siro plus bonuse, kështu që Milani do të investojë 45 milionë euro deri në vitin 2028 te 24-vjeçari, me kusht që të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Leao ka shënuar tre gola në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe hera e fundit që ai gjeti rrjetën ishte 40 ditë më parë, në fitoren 1-0 ndaj Hellas Verona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll