Sport

Legjenda e tenisit Pete Sampras ka folur publikisht për betejën e gruas së tij me kancerin

Tenisti veteran në një nga deklaratat e tij të rralla publike zbuloi problemin e rëndë shëndetësor me të cilin përballet bashkëshortja e tij Bridget Wilson.

31 Tetor 2023, 18:23 Nga DOSJA

Legjenda e tenisit Pete Sampras ka folur publikisht për betejën e

SHBA - Kur ishte në fusha, ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes... Që në momentin që vendosi që trupi i tij nuk mund të mbante ritmimn e kërkesave të kampionatit, Pete Sampras u bë...i padukshëm.

Ish-tenisi numër 1 i botës, por jo vetëm u tërhoq nga të qënurit aktiv, por edhe nga lajmet, duke shijuar jetën familjare me bashkëshorten e tij, aktoren dhe këngëtaren Bridget Wilson dhe dy djemtë e tij.

Por tashmë Sampras tenisti amerikan me origjinë greke ka vendosur të ndajë me të gjithë botën problemin e rëndë shëndetësor me të cilin përballet bashkëshortja e tij.

Në një mesazh të dërguar përmes ATP-së, ai zbuloi se Bridget ka rreth një vit që lufton kancerin në mitër, ajo i është nënshtruar tashmë një operacioni dhe ka vazhduar me kimioterapinë.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">A message from Pete ???? <a href="https://t.co/ZReXGOCUQs">pic.twitter.com/ZReXGOCUQs</a></p>&mdash; ATP Tour (@atptour) <a href="https://twitter.com/atptour/status/1718693248586166762?ref_src=twsrc%5Etfw">October 29, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Mesazhi i tij i plotë:

“Siç e dini, jam një person shumë i qetë dhe i rezervuar. Megjithatë, viti i fundit ka qenë shumë i vështirë dhe kërkues për mua dhe familjen time dhe vendosa të ndaj me ju atë që ndodhi.

Dhjetorin e kaluar, gruaja ime Bridget u diagnostikua me kancer malinj ovarian. Që atëherë, ajo i është nënshtruar një operacioni të rëndë, kimioterapisë dhe vazhdon të luftojë. Është e vështirë të shohësh dikë që dashuron të kalojë nëpër një aventurë të tillë. Megjithatë, kur i shoh djemtë tanë duke luftuar për ta ndihmuar atë, është e pabesueshme.

Legjenda e tenisit Pete Sampras ka folur publikisht për betejën e

Të shoh Bridget-in të vazhdojë të jetë një nënë dhe bashkëshorte e shkëlqyer gjatë gjithçkaje që ndodh, është një frymëzim për mua.

Kam mësuar se është e vështirë të gjesh mbështetje kur ajo që të shqetëson është diçka për të cilën është e vështirë të flasësh.

Me të gjitha sa më sipër, unë kërkoj vetëm fjalët dhe lutjet tuaja të mira për familjen tonë dhe Bridget, ndërsa ajo përpiqet të shërohet plotësisht. Faleminderit".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll