Sport

Dinamo i kthen borxhin e fazës së parë Skënderbeut, fiton 2-1 në Elbasan...

Në javën e 11-të, Kaçorri dhe Vila kthejnë Dinamo te fitorja, për korçarët shënoi Nikaj

31 Tetor 2023, 21:05 Nga DOSJA
Dinamo i kthen borxhin e fazës së parë Skënderbeut, fiton

ELBASAN - Dinamo kthehet te fitorja, duke mundur 2-1 Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Janë tri pikët e para në stolin e “nëndetëses” të trajnerit Dritan Mehmeti, ndërkohë që korçarët regjistruan ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Superiore.

Sfida nisi mirë për kryeqytetasit, të cilët arritën që të shënonin pa u mbushur 10 minuta lojë me anë të Luis Kaçorrit. Megjithatë korçarë reaguan dhe arritën që të barazonin shifrat në të 18-tën. Merlim shërbeu saktë për Nikajn, i cili arriti që të barazonte rezultatin 1-1.

Në vijim, vendasit ishin më kërkues dhe ia dolën që të shënoi golin e dytë në minutën e 29-të, këtë herë me Lorenco Vilën, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin Alia.

Në pjesën e dytë Dinamo ishte më kërkuese, duke iu afruar disa herë golit, por nuk pati ndryshim rezultati. Në fund, 3 pikë të tjera për ‘blutë’, të cilët shkojnë në kuotën e 11 pikëve, duke barazuar së paku për momentin Teutën, ndërkohë që Skënderbeu mbetet me 13 pikë, në vendin e pestë, po aq sa dhe Kukësi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll