Sport

Rio Ferdinand i tregon të gjitha: Ja si e refuzoi Bellingham Manchester United...

Lojtari i Real Madridit kërkonte garanci për të luajtur me ekipin e parë

31 Tetor 2023, 21:33 Nga DOSJA
Rio Ferdinand i tregon të gjitha: Ja si e refuzoi Bellingham Manchester

ANGLI - Jude Bellingham, 20 vjeç, po bëhet një nga figurat më të mëdha të Real Madridit. Tifozët e duan dhe numrat e tij dëshmojnë se ai është një element vendimtar në skuadrën e drejtuar nga italiani Carlo Ancelotti. Tani që ai është në krye, disa kujtojnë se jeta e djalit anglez nuk ishte gjithmonë e lehtë.

Rio Ferdinand, figura e përjetshme dhe komentatori aktual i Manchester United, zbuloi para botës se “Djajtë e Kuq” e kishin në dorë Bellinghamin... por e lanë të arratisej. Dhe për një arsye shumë të diskutueshme ...

Ai shkoi nga Birmingham te Borussia Dortmund. Dhe a e dini se çfarë kam dëgjuar? Që ai ishte në kontakt me United, por kërkoi garanci për të luajtur në ekipin e parë. Dhe United nuk i dha një garanci të tillë. Kjo është ajo që unë dëgjuar nga një burim shumë i besueshëm.

Ai donte të sigurohej se do të ishte një lojtar i ekipit të parë dhe me një pozicion të caktuar. Meqë nuk e garantonin këtë, ai tha se e dinte vlerën e tij dhe se do të kërkonte një klub tjetër. Dhe kështu bëri...”,- ka deklaruar Ferdinand në ‘Vibe with Five’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll