Sport

Egnatia vazhdon në krye, mund edhe Kukësin!

Ndeshja u vendos me një super gol të Spahiut nga distanca në të 55, që me shumë mundësi mund të jetë një prej golave të vitit.

31 Tetor 2023, 17:40 Nga DOSJA
Egnatia vazhdon në krye, mund edhe Kukësin!

RROGOZHINE - Egnatia ka arritur që të marrë një tjetër fitore, duke mbajtur kryesimin në Superiore. Ekipi i Tetovës hasi shumë vështirësi ndaj Kukësit të Nicës që po rezulton kockë e fortë dhe ka lënë pas nisjen e keqe të sezonit.

Goli i parë i takimit u realizua nga verilindorët me anë të La Torre në minutën e 26. Megjithatë rezultati do të barazohej me Fernandon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35. Më pas ndeshja u vendos me një super gol të Spahiut nga distanca në të 55, që me shumë mundësi mund të jetë një prej golave të vitit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll