Sport

Lionel Messi,dëshira e djalit të tij dhe puthja e Antonelës para çmimit të "Topit të Artë" - Video

Lionel Messi shkroi histori me Topin e 8-të të Artë

31 Tetor 2023, 18:14 Nga DOSJA
Lionel Messi,dëshira e djalit të tij dhe puthja e Antonelës para

FRANCE - Lionel Messi shkroi historinë të hënën mbrëma në Paris pasi iu dha "Topi i Artë" për herë të 8-të. 

Futbollisti argjentinas shoqërohej nga bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre Mateo, Thiago dhe Ciro në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij. 

Para çmimit, familja ishte në prapaskenë dhe kamera e kapi djalin e dytë Thiago duke i uruar babait të tij "fat" dhe duke e përqafuar ndërkohë që kjo skenë u ka parapri nga puthja e Antonelës ndaj Messit. 

Pas çmimit, Messi nxori në skenë fëmijët e tij dhe ata ngritën edhe "Topin e Artë" që peshon 15 kg! 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll