Politike

PS kërkon të përjashtojë deputetët demokratë, Korreshi: Turp i madh,vendimet i marrin pa hyrë në komision

Po ashtu, ai ka theksuar se deputetët e përjashtuar kanë të drejtën argumentit të mbrojtjes. 

31 Tetor 2023, 16:23 Nga I.A
PS kërkon të përjashtojë deputetët demokratë,
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar se deputetët që do të përjashtohen nga Kuvendi kanë të drejtë që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Etikës. Në një deklaratë për mediat, ai ka deklaruar se është turp i madh që socialistët duan që t'i marrin vendimet pa hyrë në Komision. Po ashtu, ai ka theksuar se deputetët e përjashtuar kanë të drejtën argumentit të mbrojtjes. 

"Kanë ndaluar deputetët të hyjnë. Ne kërkuam që të futen deputetët që duan të përjashtohen. Kanë të drejtën e mbrojtjes. Është rritur shumë rroga me thënë drejtën. S’na intereson kjo gjë. Do t’ia dalim siç bëjnë gjithë tjerët. Do ham groshë gjithë muajin. Nuk ma mban ta kaloj te PS-ja. Unë mbledhjen e Komisionit të Etikës te grupi parlamentar i PS-së se bëj. Ishalla nuk i ndryshojnë ligjet këta. Nuk na tremb 10 ditorësh. Nëse duan t’i bëjnë komisionet te PS-ja ti marrin vendimet pa hyrë në komision ky është turp i madh," tha Korreshi.

saimir korreshi komisioni i etikes

Sondazh

Poll