Politike

Berisha: Nuk kishte asnjë shkelje nga Opozita, Rama është pyetur nga FBI për McGonigalin

Kryedemokrati tha se Rama është pyetur nga FBI dy orë në New York dhe po përpiqet të heq vëmendjen nga lufta opozitare.

31 Tetor 2023, 16:01 Nga h.k

Berisha: Nuk kishte asnjë shkelje nga Opozita, Rama është pyetur    

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në deklaratë për mediat pas tensionit në Komisionin e Etikës në Kuvendin e Shqiërisë. Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij, ai po ndalon fjalën e opozitës për Komisionin Hetimor mbi çështjen "Mc Gonigal".

Kryedemokrati tha se Rama është pyetur nga FBI dy orë në New York dhe po përpiqet të heq vëmendjen nga lufta opozitare. Beteja e deputetëve sipas Berishës sapo ka nisur dhe është e kordinuar në grup. 

"U zhdukën deputetët e mazhorancës. Vendimet e tilla të paligjshme janë të dëmshme. Duhet të merret masa dhe të pyetën të gjithë deputetët. Në cdo komision janë të lejuar dhe të marrin pjesë cdo deputetë. Në tavolinën qëndrore ishin deputetët që Edi Rama njoftoi përjashtimin e tyre. Përkundrazi Edi Rama e di që nuk i ndahemi, pa rikthimin e të drejtave kushtetuese. Ai ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Edi Rama nuk mund të pengojë komisionin Mc Gonigal dhe duhet ta dini ju që është pyetur nga FBI në aeroportin e New York-ut. Do marrin vesh të gjithë mekanizmat që ai përdor për vjedhjen e votës."-tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll