Politike

VIDEO/ Mbledhja e Komisionit të Etikës, pamjet nga brenda sallës, momenti kur Flamur Noka i shkul mikrofonin Klotilda Bushkës

Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, duket momenti kur Noka shkul mikrofonin, ndërkohë që kolegia e tij Albana Vokshi bën thirrje që të lejohen mediat në mbledhje.

31 Tetor 2023, 16:14 Nga I.A
VIDEO/ Mbledhja e Komisionit të Etikës, pamjet nga brenda sallës,
Flamur Noka

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga mbledhja e Komisionit të Etikës që u mbajt sot në Kuvend. Siç shihet deputetët demokratë kanë hyrë Live nga Facebook, për shkak se mediat nuk janë lejuar që të marrin pjesë në mbledhjen e sotme, ku do të përjashtohen 7deputetë demokratë nga Kuvendi për një kohë të caktuar.

Për shkak të mos lejimit të mediave, deputeti demokrat Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin kryetares së Komisionit të Etikës Klotilda Bushka. Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, duket momenti kur Noka shkul mikrofonin, ndërkohë që kolegia e tij Albana Vokshi bën thirrje që të lejohen mediat në mbledhje.

flamur noka

Sondazh

Poll