Politike

VIDEO/ Tensione në Sekretariatin e Etikës, deputetët e Opozitës hyjnë në zyrën e Bushkës, Berisha: Nuk ka më paqe

Deputetët demokratë janë futur në zyrën e Klotilda Bushkës dhe po kërkojnë të drejtën e tyre për të mos u përjashtuar nga Kuvendi. 

31 Tetor 2023, 15:49 Nga I.A
VIDEO/ Tensione në Sekretariatin e Etikës, deputetët e
Deputetet

TIRANË- Mbledhja në Sekretariatin e Etikës është shoqëruar me debate të ashpra. Deputetët demokratë janë futur në zyrën e Klotilda Bushkës dhe po kërkojnë të drejtën e tyre për të mos u përjashtuar nga Kuvendi. 

Kjo situatë e sotme ka ndodhur pas tensioneve të djeshme në sallën e Kuvendit. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në Parlament nuk do të ketë më paqe deri në rikthimin e të drejtave të tyre.

"Pra e shifni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore. Sekretariati është për ti dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet. E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore. Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi. Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje. Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp. Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij," tha Berisha.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka thënë se nuk do t’i lejojnë  t’i përjashtojnë pa asnjë lloj argumenti.

“Je prapë në shkelje sepse nuk na ke dërguar asnjë material ku argumenton se pse po përjashtohen anëtarët e opozitës. Keni kaq ditë e nderuar kryetare që po bën si t’ju dojë qejfi dhe jeni duke tallur të gjitha me ne. Nuk do të lejojmë të na përjashtoni pa asnjë lloj argumenti, nuk mund të na mohoni fjalën në parlament dhe në komisone Ti vazhdon ta kthen këtë sekretariat të etikës të privatizuar”, tha Korreshi.

“Po provokon me gardën, largoje gardën”, tha Albana Vokshi.

sali berisha klotilda bushka saimir korreshi albana vokshi

Sondazh

Poll