Politike

"Bushka e firmosi vendimin pa pyetur deputetët"/ Berisha: Ky është parlamenti shpellë

Berisha tha se deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë si në Komisionin e Etikës si vëzhgues përvec atyre që janë pjesë e saj.

31 Tetor 2023, 16:04 Nga h.k
"Bushka e firmosi vendimin pa pyetur deputetët"/ Berisha: Ky
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, ish-Kryeministri dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë përgjigje në lidhje me situatën e ndodhur në Komisionin e Etikës. Sipas kryedemokratit mazhoranca e kishte marrë vendimin pa pyetur deputetët, situatë e cila sipas tij solli përplasjet.

Berisha tha se deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë si në Komisionin e Etikës si vëzhgues përvec atyre që janë pjesë e saj. Vendimin e deputetes së PS-së Klotilda Bushka, Berisha e quajti të turpshëm duke e komentuar si një rast të paprecedent, ku sipas tij merret vendimi pa pyetur deputetët.  

"Sepse ajo mori shkresat dhe iku. E ka marr vendimin pa pyetur dhe shkuan në një zyrë për të firmosur vendimin. Ky është parlamenti shpellë. Ata marrin vendimin dhe por të jeni të sigurt që ne do ta arrijmë rezultatin. Gjithçka do vendoset nga grupi. Ka disa skenare nga Opozita. Siç e shef ti, kjo është një betejë që bëhet nga deputetët për herë të parë në ketë formë dhe do të jetë një fitore e madhe."-tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll