Politike

'Po na nxisin drejt akteve ekstreme'/ Bardhi: Nëse PS mendon se do shuajë të drejtat e opozitës, gabohen

Bardhi tha se revolta e deputetëve është për shkak të mosrespektimit të propozimit, e anëtarët për Komisionin Hetimor.

31 Tetor 2023, 14:38 Nga A.B
'Po na nxisin drejt akteve ekstreme'/ Bardhi: Nëse PS mendon se
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka zhvilluar një komunikim për mediat pas mbledhjes së grupit. Gjatë fjalës së tij Bardhi tha se revolta e deputetëve është për shkak të mosrespektimit të propozimit, e anëtarët për Komisionin Hetimor. Gjithashtu ai thekson se veprimet e socialistëve po i nxisin ata që të ndërmarrin akte ekstreme.

Bardhi: Nëse mendojnë se do të shuajnë të drejtat e opozitës duke vendosur përjashtime, i kanë bërë llogaritë gabim. Kolegët do të jenë sot në mbledhje. Ne nuk njohim asnjë vendim për përjashtim. Duhet të heqin dorë nga aktet e provokimit. 

Futja në grevë urie

Bardhi: Cdo provokimi do ti përgjigjemi me mjete demokratike. Po na nxisin drejt akteve ekstreme. Nuk jemi të gatshëm që mandatet tona t'ia dhurojmë Ramës. Do të jemi në atë sallë. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll