Politike

Nga komisionet hetimore te ai reformës zgjedhore, Bardhi: Revolta e PD në Kuvend ka të bëjë me këto kërkesa

Bardhi tha ajo që ishte dhe mbetej prioritet i PD-së ishte përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi Partia Socialiste nuk mund të vendoste se cilët do të jenë emrat e zgjedhur.

31 Tetor 2023, 14:38 Nga r.ll
Nga komisionet hetimore te ai reformës zgjedhore, Bardhi: Revolta e PD
gazment bardhi

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pas takimit me kreun e PD-së dhe deputetët demokratë, ku tha se revolta e djeshme në Kuvend kishte të bënte me tre kërkesa të drejta dhe të qarta të opozitës.

Bardhi tha ajo që ishte dhe mbetej prioritet i PD-së ishte përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi Partia Socialiste nuk mund të vendoste se cilët do të jenë emrat e zgjedhur.

"Dua të përsëris që revolta e deputetëve ditën e djeshme ka të bëjë më tre kërkësa të drejta:

E para, të pranohen komisionet hetimore nga maxhoranca, ku 45 deputete kanë nënshkruar ngritjen e tre komisioneve.

E dyta ka të bëjë me përberja e komisionit të reformës zgjedhore, e cila ka qenë dhe mbetet prioritet i PD, pasi kundërshtari jonë politik nuk mund të vendosë se cilët do të jenë emrat e zgjedhur. 

E treta kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla të heqë dorë nga trajtimi si specialiste e arkiv-protokollës se lulzim bashes, të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe t'i përmbahet Kushtetutës." ka thënë Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll