Sport

Revoltohet Valencia, pas çmimit të “Socrates” të Vinicius…

Ndërsa Vinicius Junior fitoi çmimin “Socrates” në ceremoninë e “Topit të Artë”, mënyra se si u prezantua nuk i pëlqen shumë Valencias.

31 Tetor 2023, 11:24 Nga DOSJA
Revoltohet Valencia, pas çmimit të “Socrates” të

SPANJE - Mbrëmë, përveç kurorëzimit të Lionel Messit, Erling Haaland dhe Jude Bellingham në trofe të ndryshëm të mbrëmjes, ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” vuri në pah edhe sulmuesin brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior. Nëpërmjet angazhimeve të tij personale kundër racizmit, ose nëpërmjet fondacionit të tij, anësori brazilian mori çmimin “Socrates”, ku pasoi Sadio Mané.

Valencia denoncon përdorimin e imazhit të tij

Por ky emërtim nuk kaloi pa krijuar polemika. Në të vërtetë, për të shpjeguar angazhimin e tij, u përdorën imazhet e Vinicius, duke protestuar kundër akteve raciste gjatë një ndeshjeje të fundit në Valencia. Kjo gjë nuk ishte aspak e pëlqyeshme për shijen e klubit spanjol, i cili reagoi përmes një komunikate për shtyp. 

“Valencia shpreh keqardhje për përdorimin e imazhit tonë gjatë galës së “Topit të Artë” dhe lidhjen e saj me sjellje të izoluara, të cilat klubi i ka ndjekur urgjentisht dhe me vendosmëri, duke aplikuar sanksionet më të rënda ndaj atyre që janë përfshirë. Ne përsërisim dënimin tonë më absolut të racizmit, por gjithashtu kërkojmë respektin më të madh për mbështetësit tanë dhe klubin tone”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll