Sport

Një legjendë e Man.United bën thirrje që Fernandes t'i hiqet shiriti kapitenit...

“Ten Haag ende nuk e di se kush është 11-shja tij më e mirë dhe Brunos duhet t'i hiqet shiriti i kapitenit,”- beson Roy Keane.

31 Tetor 2023, 10:30 Nga DOSJA
Një legjendë e Man.United bën thirrje që Fernandes t'i

ANGLI - Legjenda e Manchester United, Roy Keane nuk i kurseu kritikat ndaj lojtarëve të “Djajve të Kuq” dhe paraqitjen e tyre gjatë përballjes kundër Manchester Cityt. Ai ka bërë një koment negativ ndaj trajnerit Eric ten Haag dhe kapitenit Bruno Fernandes, pas humbjes 0-3 nga “Qytetarët”.

“Erik ten Haag ende nuk e di se kush është 11-shja tij më e mirë. Koka e tij po rrotullohet nga të gjitha problemet që ka te Manchester United. Ku të fillojë dhe ku të përfundojë? Mbrojtja, përgatitja fizike, ka probleme kudo. Ai do të ketë një natë tjetër pa gjumë”,- tha Keane.

“Manchester City nuk ishte në formën e tij më të mirë, por tani ata vetëm po luanin me Manchester United. Dy skuadrat janë në nivele të ndryshme. Ndjej për lojtarët e “Djajve të Kuq” se ata nuk janë në nivel në asnjë aspect, teknikisht, taktikisht, fizikisht, në çdo drejtim ata janë shumë larg dhe kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të rikthyer atje ku kërkohet”,- shtoi ai.

“Bruno Fernandes është krejtësisht e kundërta e asaj që dëshironi nga një kapiten. Gjëja e parë që do të bëja është t'i hiqet shiriti i kapitenit. E di që është një vendim i madh, por ai thjesht nuk është kapiten. Fernadnes është një lojtar i talentuar, por ajo që pashë sot është ai që ankonte, murmuriste, i ngrinte duart në ajër. Vërtet është e papranueshme. Kur flisni për ndryshime në ekip, në nivel bordi, shefash, do të filloja me këtë, sepse është diçka që një trajner mund ta bëjë”, shtoi Keane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll