Sport

Rio Ferdinand dëshiron që Man.United të nënshkruajë me mbrojtësin e Barçës

“Ai është më i miri në botë”, thotë Rio për uruguajanin Ronald Araujo

31 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Rio Ferdinand dëshiron që Man.United të nënshkruajë me

ANGLI - Mbrojtësi legjendar i Manchester United, Rio Ferdinand ka treguar se cilin lojtar duhet të tërheqin “Djajtë e Kuq”, për t’u bërë më të fortë në mbrojtje. Nga të gjithë yjet e futbollit për momentin, Rio Ferdinand përcaktoi mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.

“Mbrojtësi do të doja të nënshkruante për United? Ai djali uruguajan nga Barcelona, Araujo. Ai është një mbrojtës i panatyrshëm. Ai gjithashtu ka të gjitha cilësitë për të luajtur në Premier League.  Madje mund të them se është më i miri për momentin”,- ka thënë Ferdinand.

Nuk ka gjasa që Man.United të ketë mundësinë të nënshkruajë me Araujon. Uruguajani është një tifoz i vendosur i Barcelonës dhe ka përmendur në më shumë se një rast, se dëshiron të jetë kapiten i katalanasve dhe t'i çojë ata drejt trofeve të mëdha. 

Nga ana tjetër, kontrata e tij me gjigantët katalanas ka një klauzolë blerjeje në shumën prej 1 miliard euro, një shumë dërrmuese për të gjitha klubet në botë. Dy vite më parë, “Djajtë e Kuq” morën Raphael Varane nga Real Madrid. Mbrojtësi francez vlerësohet gjithashtu si një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll