Sport

Interi dhe Juventusi po mendojnë për një lëvizje të mesfushorit të Napolit...

Kontrata e Piotr Zielinskit me kampionët e Italisë skadon verën e ardhshme

31 Tetor 2023, 08:30 Nga DOSJA
Interi dhe Juventusi po mendojnë për një lëvizje të

ITALI - Dy nga gjigantët e futbollit italian, Interi dhe Juventusi, po shikojnë për Piotr Zielinski nga Napoli. “Bluzinjtë” dhe “bardhezinjtë” janë gati të bëjnë një ofensivë për të marrë futbollistin pas përfundimit të sezonit, pretendon “La Gazzetta dello sport”.

Në verën e vitit 2023, Zielinski hodhi poshtë një ofertë të këndshme nga sauditët e Al-Hilal, duke vendosur të qëndrojë në Napoli. Mesfushori polak ka kontratë me Napolin deri në fund të sezonit. 

“La Gazzetta dello sport” bën të ditur se mesfushori ka pranuar të vazhdojë dhe kontrata e re do të jetë me pagë më të ulët. Megjithatë, marrëveshja e re ende nuk është regjistruar me Serinë A për shkak të komisionit të agjentit të lojtarit, si dhe dëshirës së tij që tarifa e reduktuar të hyjë në fuqi në sezonin 2024/25.

Nëse kontrata e re e Zielinskit nuk zyrtarizohet para fillimit të vitit 2024, mesfushori do të jetë i lirë të negociojë me klubet e tjera. Këtu planifikojnë të bashkohen skuadrat e Interit dhe Juventusit, të cilët do të tentojnë ta joshin me një ofertë më të mirë financiare 29-vjeçarin.

Ndërkombëtari polak ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të Napolit në sezonet e fundit. Gjatë sezonit aktual, trajneri Rudy Garcia gjithashtu mbështetet shumë tek ai, pasi e ka startuar në të 13 ndeshjet e ekipit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll