Sport

Braziliani Fred mund të kthehet në Premier League për të zëvendësuar Tonalin…

Braziliani i Fenerbahçes, po votohet si zëvendësuesi i Sandro Tonalit në “St. James Park”.

31 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Braziliani Fred mund të kthehet në Premier League për të

ANGLI - Newcastle mund t'i drejtohet ish-mesfushorit të Manchester United, Fred, si një opsion për të zëvendësuar të pezulluarin Sandro Tonali, i cili është përfshirë në një skandal të paligjshëm bastesh.

Italiani do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, pasi FA mbështet në dënimin 10-mujor, gjë që i le Magpies me lojtarë mangut në mesfushë, ndaj klubi tani kërkon përforcime të mundshme në janar.

Ndërsa futbollistët si Calvin Phillips dhe Ruben Neves kanë qenë të lidhur me “Geordies”, një raport nga botimi turk “Fotomac” pretendon se Fred është një nga katër emrat në listën e ngushtë të trajnerit të Newcastle, Eddie Howe.

Një lëvizje për mesfushorin aktual të Fenerbahçes, do të ishte befasuese duke pasur parasysh preferencën e Newcastle për lojtarët më të rinj. Në të njëjtën kohë, ka më shumë gjasa që të tentohet të merret me si i huazuar Fredi, gjë që megjithatë vështirë se do ta pranonte Fenerbahçe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll