Sport

Ylli iranian një opsion për të udhëhequr sulmin e Real Madridit...

Mehdi Taremi dëshiron t'i bashkohet “los blancos” në afatin kalimtar të janarit

31 Tetor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Ylli iranian një opsion për të udhëhequr sulmin e Real

SPANJE - Sipas botimit spanjol ‘Defensa Central’, ndërkombëtari iranian Mehdi Taremi është subjekt i interesimit nga Real Madrid. Sulmuesi 31-vjeçar dëshiron të bashkohet me ‘los blancos’ në afatin kalimtar të janarit, kështu që një marrëveshje me Porton mund të arrihet, edhe nëse merr formën e një marrëveshjeje huazimi.

Mehdi Taremi ka qenë një nga sulmuesit më të nënvlerësuar të Evropës, që kur iu bashkua Porto nga Rio Ave në gusht 2020. Shpejtësia që sulmuesi iranian ka treguar për t'u përshtatur me jetën në Primeira Liga ka qenë befasuese, duke marrë parasysh se kontakti i tij i parë me futbollin në Evropë erdhi në Sezoni 2019/20.

Futbollisti 31-vjeçar ka qenë ylli i Portos në tre sezonet e fundit. Taremi ishte një nga sulmuesit më pjellorë në botë sezonin e kaluar. Por bisedat e transferimeve në verë e kanë shpërqendruar sulmuesin me përvojë, i cili ka vetëm tre gola dhe tre asistime në 13 ndeshje në sezonin e ri.

Arsenali, Manchester United dhe Tottenham, ishin të gjithë të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit me përvojë verën e kaluar. Ndërkohë për të janë interesuar edhe gjigantët e Serisë A. Por një transferim nuk ndodhi, pasi ai mbeti në skuadrën e Portos. 

‘Stoku’ i Taremit mbetet i lartë me Real Madridin të interesuar për të. “Los blancos’ është ende në kërkim të një zëvendësuesi për Karim Benzema dhe ndërkombëtari iranian mund të jetë njeriu i duhur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll