Sport

Ata i ofruan një ndërkombëtar anglez Real Madridit

Real Madridi do të ketë shansin të nënshkruajë me Calvin Phillips vitin e ardhshëm

31 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Ata i ofruan një ndërkombëtar anglez Real Madridit

ANGLI - Sipas informacioneve të medias spanjole “Defensa Central”, Calvin Phillips mund të bëjë një transferim të bujshëm te Real Madrid. Ndërmjetësuesit ia kanë ofruar “los blancos” mesfushorin e Manchester Cityt. Ndërkohë, “Qytetarët” duan të rikuperojnë 50 milionë euro, duke shitur lojtarin e tyre vitin e ardhshëm.

Calvin Phillips e pa karrierën e tij të zbriste, pasi iu bashkua Manchester Cityt nga Leeds United vitin e kaluar. Ndërkombëtari anglez ishte një nga mesfushorët më të kërkuar në treg, kur u transferua në “Etihad”. Por transferimi nuk u realizua, ndërkohë që futbollisti Phillips është bërë një figurë periferike në skuadrën e Pep Guardiolës.

Futbollisti 27-vjeçar sezonin e kaluar, vështirë se ka luajtur për “blutë qiellorë”. Pep Guardiola madje shkoi aq larg, sa i tha futbollistit se ishte mbipeshë, pas pushimit të Kupës së Botës 2022. Por gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për Phillips këtë sezon, me mesfushorin që ka realizuar vetëm 168 minuta lojë në gjashtë ndeshje të deritanishme.

Guardiola nuk i besoi as të startonte kur Rodri vuante dënimin me tre ndeshje. Kështu që Phillips duhet të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit për të ringjallur karrierën e tij. Duket sensacionale që ai të kalojë te Real Madridi, por agjentët i kanë ofruar gjigantëve spanjolë mundësinë për ta marrë anglezin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll