Sport

Lajme të mira për Barcelonën, dy titullarë kthehen kundër Real Sociedadit…

Mesfushorët Pedri dhe De Jong mund të jenë në fushë në ndeshjen ndaj Sociedadit

31 Tetor 2023, 09:30 Nga DOSJA
Lajme të mira për Barcelonën, dy titullarë kthehen

SPANJE - Lajm i mirë për trajnerin e Barcelonës, Xavi, në prag të takimit me Real Sociedad në raundin e ardhshëm të La Ligës. Mesfushorët Pedri dhe Frenkie de Jong do të kthehen në formacion. Dy futbollistët mund të startojnë edhe nga minuta e parë në ndeshjen e vështirë jashtë fushe në San Sebastian, më 4 nëntor.

Mungesa e Pedri dhe Frenkie de Jong është ndjerë në ndeshjen kundër Real Madridit të shtunën. Barcelona humbi “El Clasico” 1-2 para tifozëve të saj dhe mbeti pas “los blancos” në betejën për titull. 

Kishte pritshmëri që të paktën njëri nga dy mesfushorët të mund të merrte pjesë në derbin ndaj madrilenëve, por në fund Xavi u privua nga shërbimet e tyre. Megjithatë, trajneri i Barcelonës do të mund t’i llogarisë të dy yjet e mëdhenj në skuadër në ndeshjen e ardhshme.

Pedri kishte një dëmtim për më shumë se 2 muaj, ndërsa Frenkie de Jong mori një dëmtim në kyçin e këmbës në fund të shtatorit dhe gjithashtu ishte jashtë për një muaj, duke humbur disa ndeshje të rëndësishme për katalanasit.

Kështu, me rikthimin e Pedri dhe De Jong, në infermieri ‘blaugrana’ mbetet vetëm Sergi Roberto.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll