Sport

Messi ka një dedikim special për "Topin e Artë" dhe dy fjalë për Haaland!

“E ndaj këtë trofe me bashkëlojtarët e mi në kombëtare, është një dhuratë për të gjithë Argjentinën".

30 Tetor 2023, 22:50 Nga DOSJA
Messi ka një dedikim special për "Topin e Artë" dhe dy

FRANCE - Menjëherë pas fitimit të trofeut të tetë në karrierë të "Topit të Artë", Lionel Messi ka një dedikim special.

"Do të doja të falënderoja Diegon Maradonën për ditëlindjen e tij, nuk do të kishte vend më të mirë për ta uruar se sa ky në këtë ditë. Gëzuar ditëlindjen Diego!". 

Këto ishin fjalët e Leo Messi pas marrjes së "Topit të Artë" 2023 në Paris: "Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më votuan. E ndaj këtë trofe me bashkëlojtarët e mi në kombëtare, është një dhuratë për të gjithë Argjentinën". 

Pastaj një pasazh për Haaland, i cili pati një vit spektakolar: "Unë shoh shumë të rinj dhe jam i sigurt se ata do të na japin futboll të madh".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll