Sport

Nëntë huliganë francezë, të arrestuar për sulmin ndaj trajnerit të Lionit në Marsejë...

Ministri i Brendshëm i Francës ka bërë thirrje që tifozët të mbajnë përgjegjësi, duke hedhur poshtë akuzat se siguria ishte e pamjaftueshme përpara garës në “Velodrome”.

30 Tetor 2023, 18:52 Nga DOSJA

Nëntë huliganë francezë, të arrestuar për sulmin

FRANCE - Autoritetet franceze arrestuan nëntë persona pas sulmit në autobusin e ekipit të Lionit në Marsejë përpara ndeshjes së javës së 10-të midis Marsejës dhe Lyonit, njoftoi ministri i Brendshëm francez Géral Darmanin. 

“Kjo është e papranueshme. Ishte një sulm i papranueshëm, 9 persona u arrestuan, por ne nuk jemi të kënaqur me këtë”,- tha ai për radion RMC. Darmanen bëri thirrje që të fajësohen tifozët, duke hedhur poshtë akuzat se siguria ishte e pamjaftueshme para ndeshjes në “Velodrome”.

Nëntë huliganë francezë, të arrestuar për sulmin

“Kur ata sulmojnë një autobus, duke hedhur gurë, kanaçe birre dhe duke thyer xhama, a është kjo përgjegjësi e policisë?- tha ai, duke shtuar se autoritetet “duhet të vazhdojnë me ndëshkimin e ashpër të këtyre shkelësve”.

Darmanen tha gjithashtu se gjatë sezonit të kaluar futbollistik janë lënduar 130 policë dhe janë arrestuar 870 persona.

Kujtohet se pasditen e djeshme, trajneri i Lionit, Fabio Grosso, mbeti i plagosur nga një sulm në autobusin e skuadrës që po shkonte për në stadiumin “Velodrome” në Marsejë. Shkëmbinj ranë mbi autobus, duke thyer xhamin dhe copa që goditën Grosso-n në fytyrë. Pas incidentit është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll