Sport

Gazetari Piers Morgan teksa kujton 43 golat e Ronaldos në 2023, 'sulmon' trajnerin Ten Hag: "Eshtë një mashtrim i plotë"...

Gazetari britanik ka lënë një mesazh në rrjetet sociale gjatë ndeshjes Manchester United-Manchester City (0-3)

30 Tetor 2023, 12:36 Nga DOSJA
Gazetari Piers Morgan teksa kujton 43 golat e Ronaldos në 2023,

ANGLI - Piers Morgan u kthye këtë të dielë, për të “sulmuar” Ten Hag, pas humbjes 3-0 të Manchester United ndaj Cityt në “Old Trafford”. 

Gazetari britanik, mik i Cristiano Ronaldos, ka hyrë në rrjetet sociale për të kujtuar konfliktin mes trajnerit holandez dhe portugezit, i cili përfundoi duke e çuar këtë të fundit drejt largimit nga “Djajtë e Kuq” në nëntor të vitit të kaluar.

“Ndërsa Manchester United po poshtërohet nga Manchester City në shtëpi, unë thjesht doja t'ju kujtoja se Ten Hag e 'përzuri' Cristiano nga klubi dhe tha se nuk do ta humbiste gjumin për këtë. I njëjti Cristiano që atëherë ka shënuar 43 gola për klubin (Al Nassr) dhe vendin këtë vit. Ten Hag është një mashtrim i plotë",- shkroi Piers Morgan në Twitter.

Duhet theksuar se Manchester United zë në xhiron e 10-të vendin e 8-të në Premier League me 15 pikë, 11 më pak se lideri Tottenham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll