Sport

"Forbes"/ Edhe “mbreti” Magic Johnson hyn në listën e miliarderëve…

Pasuria e tij arrin 1.2 miliardë dollarë dhe tani është në të njëjtën listë me Jordanin, LeBron James dhe Tiger Woods.

30 Tetor 2023, 17:38 Nga DOSJA
"Forbes"/ Edhe “mbreti” Magic Johnson hyn në

SHBA - Në listën e sportistëve miliarderë (ish dhe aktivë) mediumi “Forbes” vendosi Erving Magic Johnson.

Revista amerikane vlerëson se pasuria e tij arrin në 1.2 miliardë dollarë dhe ai u bë sportisti i katërt që hyn në këtë listë të ngushtë, pas Michael Jordan, LeBron James dhe Tiger Woods. 
Magic Johnson, i cili në të kaluarën ishte një yll i madh i NBA-së dhe fitonte gjithçka me fanelën e Los Angeles Lakers. 

Përveç kësaj, ai ishte anëtar i "Dream Team 1", ekipi kombëtar i basketbollit të SHBA-së, që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Barcelonës në 1992. 

“Forbes” raporton se Magic Johnson fitoi 40 milionë dollarë nga karriera e tij në NBA, ndërsa ndërtoi pasurinë e tij pas daljes në pension. 

Sot ai ka aksione pronësie në tre ekipe sportive, me bazë në Los Angeles, duke përfshirë Los Angeles Dodgers të MLB. Jashtë sportit, ai ka investime në Starbucks, Burger King, 24 Hour Fitness dhe kompaninë e sigurimit të jetës EquiTrust.

Johnson pretendon se do të ishte bërë miliarder më herët, nëse nuk do të kishte refuzuar ofertën e “NIKE” për një partneritet kur po fillonte në NBA në vitet 1970. Ai zgjodhi “Converse” dhe nuk parashikoi rritjen meteorike të “NIKE”, e cila investoi në Michael Jordan disa vite më vonë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll