Sport

Thriller pranë stadiumit të Napolit, gjendet një trup i pajetë, hetohet edhe për vrasje!

Ai ka tentuar të ngjitet dhe të futet në stadium, pasi nuk pati mundësi të siguronte një biletë dhe ra nga një lartësi prej 20 metrash dhe humbi jetën.

30 Tetor 2023, 15:33 Nga DOSJA
Thriller pranë stadiumit të Napolit, gjendet një trup i

ITALI - Trupi i një 42-vjeçari është gjetur në parkingun e stadiumit të Napolit , “Diego Maradona” , nën tribunën e vizitorëve dhe pak orë pas përfundimit të derbit të skuadrës vendase me Milanin.

Sipas asaj që ka dalë nga hetimet e policisë dhe dëshmia e një shoku me të cilin u gjet jashtë stadiumit, 42-vjeçari, pa precedentë penalë, ka tentuar të ngjitet dhe të futet në stadium, pasi nuk pati një mundësi të ketë një biletë dhe ra nga një lartësi prej 20 metrash dhe humbi jetën.

Megjithatë, policia po heton edhe skenarë të tjerë, si për mundësinë që ai të ketë vdekur në një nënkalim pranë stadiumit të Napolit dhe trupi i tij të dërgohet në parking.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll