Sport

Vazhdojnë kërkimet për babanë e Luis Diaz, kolumbiani mbetet në Angli për siguri...

Vazhdojnë kërkimet në Kolumbi për babanë e sulmuesit të Liverpool, Luis Díaz, i cili u rrëmbye të shtunën së bashku me nënën e tij, e cila më pas është liruar.

30 Tetor 2023, 14:40 Nga DOSJA

KOLUMBI - Ministria e Mbrojtjes së Kolumbisë vendosi rreth 250 burra në tokë, nga ajri dhe nga toka, 130 policë dhe 110 ushtarakë, për të kryer kontrolle në Barrancas, La Guajira, një vend shumë afër kufirit me Venezuelën, zonë malore në anën venezueliane, për Manuel Luis Díaz, pasi e jëma e futbollistit, Cilenis Marulanda, u lirua pak orë pas rrëmbimit.

Kjo me sa duket për shkak të presionit të policisë që reagoi menjëhershëm, teksa u gjet në makinën e familjes me të cilën ishin marrë. Burri mendohet të jetë transferuar në një motor.

Vazhdojnë kërkimet për babanë e Luis Diaz, kolumbiani mbetet
Barrancas është afër kufirit me Venezuelën
Vazhdojnë kërkimet për babanë e Luis Diaz, kolumbiani mbetet
Luis Díaz me prindërit e tij

Sipas gazetarit José Illera, nga stacioni i radios “A un Click”, lojtari vendosi të qëndrojë në Liverpool dhe t'i besojë pjesës tjetër të familjes së tij që të lidhet me autoritetet.  Synimi do të ishte të udhëtonte, por familja e bindi lojtarin të qëndronte në Angli për arsye sigurie.

Ministria e Mbrojtjes së Kolumbisë garanton se “ka vëmendje shumë të rëndësishme nga ana e Policisë Kombëtare për të rikuperuar shpejt zotin Díaz shëndoshë e mirë”.

Policia kolumbiane ofroi gjithashtu 200 milionë pesos kolumbiane, afër 46 mijë euro, për informacione që të çonin në vendndodhjen e babait të lojtarit të Liverpoolit. Federata Kolumbiane dhe Liverpool kanë treguar solidaritet me lojtarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll