Sport

VIDEO/ Mesfushori Tchouameni sqaron dëmtimin: “Nuk ishte faji i Gavi-t”…

Francezi Aurélien Tchouameni, u largua duke u ankuar pas ndeshjes kundër Barcelonës

30 Tetor 2023, 14:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Mesfushori Tchouameni sqaron dëmtimin: “Nuk ishte faji i

SPANJE - Lojtari i Real Madridit, Aurélien Tchouameni, ka dalë në rrjetet sociale këtë të hënë për të sqaruar dëmtimin e tij, duke deklaruar se Gavi nuk ishte fajtor për dëmtimin e tij. 

“Nuk ishte faji i Gavi. U dëmtova në fund të pjesës së parë”,- ka shpjeguar mesfushori francez, pas largimit me ankesa nga ndeshja ndaj Barcelonës.

Gavi ishte një nga pikat kryesore të skuadrës së Barcelonës në humbjen ndaj “los blancos” dhe loja e të riut spanjol u shënua shumë nga përkushtimi i tij në fushë. Lojtari “blaugranas” ka pasur gjithsej 19 duele në këtë ndeshje, duke fituar 10 prej tyre.

Francezi u largua nga loja me një frakturë në metatarsalin e dytë të këmbës së majtë dhe mund të lihet jashtë opsioneve të Ancelottit për rreth një muaj e gjysmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll