Sport

“Neveri dhe turp”, ky është titulli i mediave francize për ngjarjen e djeshme në Marsejë!

Një ditë pas incidentit, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, konfirmoi arrestimin e nëntë personave.

30 Tetor 2023, 12:56 Nga DOSJA
“Neveri dhe turp”, ky është titulli i mediave francize

FRANCE - "Neveri dhe turp". Ky është titulli i gazetës franceze 'L'Equipe' e cila publikon në faqen e saj të parë fytyrën e përgjakur të Fabio Grosso, trajnerit të Lionit, i cili pësoi dëmtime në fytyrë dhe kokë pasi autobusit të ekipit, i prenë rrugën dhe e sulmuan në udhëtimin për në 'Velodrome'. Duhet të luhej ndeshja kundër Marsejës, për ndeshjen e Ligue 1 kundër Olympique të Rino Gattusos.

Pjesa e djathtë e mjetit ka pësuar dëmtime më të mëdha me disa xhama të shpërthyer. Shtyrja e ndeshjes së dhjetë të Ligue1 është shtyrë për një datë të mëvonshme pas incidenteve të ndodhura jashtë stadiumit. Një ditë pas incidentit, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, konfirmoi arrestimin e nëntë personave.

"Këta njerëz duhet të dënohen ashpër. Që nga fillimi i sezonit kam ndaluar tre ndeshje jashtë fushe për tifozët e dhunshëm, duke përfshirë dy nga ato të Marsejës - shtoi Darmanin - Le të ndalojmë dhunën në futboll. Nuk është normale të kemi 500 policë të vendosur, për një ndeshje futbolli”, tha ai për Bfm. "Njerëzit hodhën kanaçe dhe gurë në një autobus, a mendoni se është përgjegjësi e policisë? Jo, është përgjegjësi e personit që hedh kanaçet dhe gurët në autobus," shtoi ai.

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futboll”, tha  presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një mesazh të publikuar në Instagram natën mes të dielës dhe të hënës, pas incidenteve që ndodhën në periferi të ndeshjes mes Marsejës dhe Lyonit.

“Ngjarje të tilla, si ato që ndodhën në Marsejë para ndeshjes së Ligue 1 ndërmjet Olympique de Marseille dhe Olympique Lyonnais, nuk kanë vend në sportin tonë dhe as në shoqërinë tonë dhe u bëj thirrje autoriteteve përkatëse që të sigurojnë marrjen e masave adekuate”. shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll