Sport

E FUNDIT! John van't Schip, trajneri i ri i Ajax

Ish-lojtari përfaqësoi ekipin e Amterdamit midis 1981 dhe 1992

30 Tetor 2023, 18:22 Nga DOSJA
E FUNDIT! John van't Schip, trajneri i ri i Ajax

HOLANDE - John Van't Schip është trajneri i ri i Ajaxit deri në fund të sezonit, skuadra e fundit në ligën holandeze e ka bërë të ditur këtë të hënën. Trajneri 59-vjeçar do të marrë më pas rolin e drejtorit teknik të klubit.

Ish-mesfushori holandez tani po rikthehet në klubin që përfaqësoi nga viti 1981 deri në 1992, në gjithsej 273 ndeshje. Van't Schip fitoi disa trofe me Ajax, duke përfshirë katër tituj të ligës holandeze.

Michael Valkanis dhe Hedwiges Maduro, i cili mori detyrën e trajnerit të përkohshëm pas largimit të Maurice Steijn, do të jenë asistentë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll