Politike

Paloka dhe Noka i rrëmbejnë mikrofonin deputetit të PS-së së Lushnjes Bujar Çela

Gjatë fjalës, dy deputetët ishin duke i folur afër me fjalët “turp, turp” deputetit të PS-së. Noka dhe Paloka pas disa thirrjeve i rrëmbejnë mikrofonin Çelës dhe më pas ka ndërhyrë garda.

30 Tetor 2023, 17:39 Nga h.k
Paloka dhe Noka i rrëmbejnë mikrofonin deputetit të PS-së
Momenti

TIRANË-Në seancën plenare të pasdites së sotme deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Edi Paloka kanë ndërprerë fjalën e deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela. Gjatë fjalës, dy deputetët ishin duke i folur afër me fjalët “turp, turp” deputetit të PS-së. Noka dhe Paloka pas disa thirrjeve i rrëmbejnë mikrofonin Çelës dhe më pas ka ndërhyrë garda.

Kujtojmë se seanca plenare e ditës së sotme nisi me bllokimin e foltores dhe më pas pasoi me një konflikt fizik midis deputetit të PD-së Bledjon Naballati dhe deputetit të PS-së Vullnet Sina.

seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll