Sport

Milani vazhdon me të njëjtat probleme, 19 të dëmtuar nga fillimi i sezonit!

La Gazzetta dello Sport kishte llogaritur se nga 1 korriku 2022 deri më 31 janar 2022 Milani kishte grumbulluar mbi 700 ditë mungesa, duke nënvizuar se pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrës së Piolit ishin ndalur të paktën një herë, shumë shpesh për shkak të problemeve muskulare.

30 Tetor 2023, 11:51 Nga DOSJA
Milani vazhdon me të njëjtat probleme, 19 të dëmtuar nga

ITALI - Ndodhi sërish këtë vit. Ashtu si në tre sezonet e fundit, edhe këtë herë, në muajt tetor dhe nëntor, Milani duhet të përballet me një seri të gjatë dëmtimesh, shumica prej tyre muskulare, të cilat rrezikojnë seriozisht të ndikojë në ecurinë e tyre në kampionat dhe të komprometojë ecurinë e tyre sezonale në Ligën e Kampioneve.

Dëmtimet e Kalulu, Pulisic dhe Pellegrino, që lanë fushën mbrëmë kundër Napolit, janë vetëm të fundit në listën e gjatë të ndalesave, sepse pak a shumë të gjithë kanë kaluar në infermierinë kuqezi që nga gushti.

Që nga fillimi i sezonit ka pasur 19 dëmtime, 12 prej tyre muskulare, përveç atij të Bennacer, që ndodhet jashtë që nga muaji maj për shkak të një problemi në gjurin e djathtë. Një problem i njohur fatkeqësisht në shtëpinë e kuqezinjve, sepse prej vitesh situata ka qenë kjo.

La Gazzetta dello Sport kishte llogaritur se nga 1 korriku 2022 deri më 31 janar 2022 Milani kishte grumbulluar mbi 700 ditë mungesa, duke nënvizuar se pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrës së Piolit ishin ndalur të paktën një herë, shumë shpesh për shkak të problemeve muskulare. Historia vazhdon...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll