Sport

“Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm”: Maradona gjithmonë në zemër të Napolit

“Pibe de oro” do të kishte mbushur 63 vjeç sot. Klubi blu e kujton atë

30 Tetor 2023, 11:46 Nga DOSJA
“Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm”:

ITALI - “Gëzuar ditëlindjen, Diego i përjetshëm”. Me një postim në rrjetet sociale, Napoli ka festuar ditëlindjen e yllit argjentinas që sot do të mbushte 63 vjeç.

Dje para fillimit të ndeshjes kundër Milanit, folësi i stadiumit kishte kujtuar “Pibe de oro”: "Nesër do të kishit ditëlindjen tuaj dhe ne do të dëshironim të të kishim këtu midis nesh. Gëzuar ditëlindjen Diego".

Një fotomontazh i Maradonës duke qëndruar në majë të një mali, përtej reve, u projektua në ekranet gjigante dhe i gjithë stadiumi këndoi për nder të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll