Politike

Djegia e mandatit, ish-kreu i PD në Gjirokastër: Nëse Basha përjashton Rudina Hajdarin, s’pranoj të jem hije, do largohem

4 Mars 2019, 16:21 Nga DOSJA
Djegia e mandatit, ish-kreu i PD në Gjirokastër: Nëse Basha

TIRANË- Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare janë zyrtarisht pjesë e sezonit të protestave.

Opozita dogji zyrtarisht mandatet e deputetëve, por ky vendim nuk u ndoq nga dy deputetë.

Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, nuk pranuan të lëshojnë mandatet e tyre.

Për Murrizin erdhi “ndëshkimi”, menjëherë pas vendimit, pasi PD vendosi t’a përjashtonte nga radhët, ndërkohë që për Hajdarin nuk ka ende një zë zyrtar se cila do jetë sjellja e partisë me vajzën e Azem Hajdarit.

Por duket se një përjashtim i të bijës së Hajdarit do të sjellë reagime në radhët e PD.

Roland Bejko, anëtar i PD, dhe ish-kryetar i demokratëve në Gjirokastër ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Bejko thotë se nëse Basha do të largoj Hajdarin atëherë ai do të largohet nga PD.

‘Nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se nuk do të jem më anëtar i Partisë Demokratike për aq kohë sa kjo parti parimin e saj fondamental LIRINË, ta ketë zëvendësuar me DISIPLINËN, me këtë parim që është në genin e partive që pjellin diktatorë dhe diktatura. Pra, për hir të asaj se mos më mërzitet kryetari apo turmat e inatosura, unë nuk do pranoj të jem hija e vetvetes, pra hija e studentit të Dhjetorit 90’, shkruan Bejko në rrjetet sociale. 

Opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet si hap ekstrem në kërkesat e saj për largimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet vendore dhe ato qendrore, pasi sipas opozitës në këto kushte, qeveria ka mundësinë të blejë sërish zgjedhjet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demokratet djegia e mandateve te opozites myslim murrizi perjashtimet nga pd roland bejko rudina hajdari demokratet djegia e mandateve te opozites myslim murrizi perjashtimet nga pd roland bejko rudina hajdari

Sondazh

Poll