Politike

Masat shtesë para Kuvendit, Paloka-Ramës: O idiot çfarë kërkon të bësh, kështu do e mbash karrigen?

4 Mars 2019, 15:57 Nga DOSJA
Masat shtesë para Kuvendit, Paloka-Ramës: O idiot çfarë

Tiranë- Ish-nënkryetari i Kuvendit si përfaqësues i Opozitës Edi Paloka, ka reaguar lidhur me masat shtesë të mara për seancën e nesërme parlamentare, ku Kuvendi veç rrethimit me tela me gjemba, është pajisur në ambientet rreth e rrotull me kamera me rezolucion të lartë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Rama, ndërsa e konsideron si idiot.

Ai shkruan: “O idiot, cfare kerkon te besh, do e mbushesh Tiranen me rrethime me tela ?!
Tiranen nuk mund ta kthesh ne West Bank o deficent ku ndahen territoret me tela me gjemba.
Keshtu shpreson me te vertete te mbash karrigen?!! Keshtu do ta ndalosh urrejtjen qe kane per ty?
Ku shkoi “mesazhi” i asaj fotos qe kishe bere ne mes te Tiranes “ i qete” dhe ”i vetem” ne stol…?”

Kujtojmë se policia ka marrë masa shtesë, duke instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar më lehtë personat që do të tentojnë të mësyjnë Kuvendin. (Lexo këtu) Po ashtu burime nga policia bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri edhe autobotët me ujë, për shpërndarjen e protestuesve. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka masat e policise protesta e opozites edi paloka masat e policise protesta e opozites

Sondazh

Poll