Politike

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ Presidenti Meta fton gjyqtarët të aplikojnë, ja kriteret

4 Mars 2019, 15:11 Nga DOSJA
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ Presidenti Meta fton gjyqtarët

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot hapjen e proceduarave të aplikimit për vendet vakante për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit fton cilindo kandidat që plotëson kriteret të aplikojë për plotësimin e vakancës së plotë, e cila krijohet pas 25 marsit. Në dekretin e Metës janë pasqyruar të gjitha kriteret, që një kandidat duhet të plotësojë për t’u bërë pjesë e këtij  institucionit të lartë, siç është Gjykata Kushtetuese.

Njoftim i plotë:

SHPALLJE PËR HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE (VAKANCË E PLOTË)

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 3, 179 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7,7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “c”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 79 prot., datë 25.02.2019 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se më datë 25.05.2019 në Gjykatën Kushtetuese do të krijohet një vakancë e plotë, për shkak se kjo datë konsiderohet rregullisht si moment i përfundimit të mandatit 9-vjecar që do të mund të ushtrohej nga ish-gjyqtarja e kësaj gjykate znj. Altina Xhoxhaj apo nga gjyqtari që plotëson vakancën e parakohshme pas shkarkimit të saj, Presidenti i Republikës me cilësinë e organit të emërtesës dhe me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, ka miratuar:

Presidenti i Republikës fton:

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës:

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;

– Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (adresë, numër telefoni/e-mail);

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

– Listën e dokumentacionit që dorëzohet bashkëlidhur kërkesës të nënshkruar nga aplikanti.

Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

Neni 125

Neni 7/a

Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejtpërsëdrejti në ambientet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 25 mars 2019. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, si dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta kriteret e aplikimit per gjyqtaret vakancat gjykata kushtetuese ilir meta kriteret e aplikimit per gjyqtaret vakancat

Sondazh

Poll