Aktualitet

U kapën me 7 kg kokainë në makinë, vihen në pranga dy shqiptarë në Itali

Të dy shqiptarët, të moshave 41 dhe 42-vjeç ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.

26 Tetor 2023, 17:53 Nga r.ll

U kapën me 7 kg kokainë në makinë, vihen në pranga dy

ITALI-Dy shqiptarë, banues në provincën e Padovës u arrestuan pasi u kapën me 7 kilogramë kokainë pas një operacioni policor. 

Sipas mediave italiane, tregtia bëhej pranë një supermarketi në Padova, ku gjatë kontrollit fizik të automjeteve të dy shqiptarëve, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan mbi 7 kg kokainë, në konkretisht 2.5 kg në makinën e njërit shqiptar dhe 4.8 kg kokainë në makinë e tjetrit. Të dy shqiptarët, të moshave 41 dhe 42-vjeç ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.

Hetimet nisën pas kapjes së parë të kokainës në fund të korrikut, kur agjentët policorë, duke kontrolluar një fermë në Piazzola sul Brenta, kapën në flagrancë disa shtetas të huaj të paligjshëm, njëri prej tyre me njëqind gramë kokainë. 

 

 

arrestohen dy shqiptare ne itali

Sondazh

Poll