Aktualitet

Ndryshon sërish mbrojtja e Berishës/ Avokatët nuk marrin përsipër çështjen, caktohet i radhës

GJKKO caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoresku.

26 Tetor 2023, 17:40 Nga f.i
Ndryshon sërish mbrojtja e Berishës/ Avokatët nuk marrin
Sali Berisha

TIRANË- Avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia të zgjedhura nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës pas “shkarkimit” të Artan Simonit, kanë zgjedhur të mos e marrin përsipër çështjen. GJKKO caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoresku, të cilës i është lënë koha e nevojshme për t’u njohur me dosjen.

Në njoftim theksohet: Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Kujtojmë se avokatët mbrojtës të pajisur me prokurë nga Berisha braktisën gjykatën një ditë më parë ndërsa avokati i caktuar kryesisht, Artan Simoni u zëvendësua. GJKKO njoftoi se zgjedhja e dy avokateve u bë pasi Berisha dhe avokatët e tij nuk janë paraqitur as ditën e sotme në seancë. Gjykata la në fuqi masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv për aferën e privatizmit të kompleksit 'Partizani'. Po ashtu gjatë seancës së zhvilluar GJKKO rrëzoi kërkesën e paraqitur nga Sali Berisha përmes avokatëve të tij për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka./Dosja.al.

 

sali berisha

Sondazh

Poll