Aktualitet

VIDEO/ Akuzohet për përfshirje në dosjen McGonigal, Dorian Duçka paraqitet në SPAK

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, shihet Duçka teksa hynë në derën kryesore të SPAK me një bluzë vishnje dhe xhinse. 

26 Tetor 2023, 14:54 Nga I.A
 
VIDEO/ Akuzohet për përfshirje në dosjen McGonigal, Dorian
Dorian Duçka

TIRANË- Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Duçka ka shkuar në SPAK mesditen e sotme, ndërkohë që arsyet se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ende nuk dihet. Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, shihet Duçka teksa hynë në derën kryesore të SPAK me një bluzë vishnje dhe xhinse. 


Në Shqipëri, Dorian Duçka ka qenë në qendër të vëmendjes për çështjen McGoinigal. Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal është paguar për të nisur një hetim ndaj opozitës me informacione që vinin nga Shqipëria. Në akt-akuzë, Duçka përshkruhet si personi B, një njeri i punësuar në qeverinë shqiptare. Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë se Duçka punonte si këshilltar i Jashtëm pa pagesë, ndërsa ka mohuar që ai të ketë paguar në emër të qeverisë shqiptare agjentin e FBI./Dosja.al

dorian duçka spak charles mcgonigal

Sondazh

Poll