26 Tetor 2023, 14:27
Nga A.B
Ardi Veliu
TIRANË- Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pas dorëheqjes nga posti të Ardi Veliut pak ditë më parë. Në një njoftim për mediat, kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
Kritere të përgjithshme:
të ketë shtetësinë shqiptare;
të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kritere të veçanta:
të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;
t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:
Kërkesën për aplikim;
Jetëshkrimin;
Fotokopje të diplomës;
Fotokopje të librezës së punës dhe/ose dokumentacionit që vërteton eksperiencën në punë;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Çdo dokumentacion tjetër të mundshëm që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo vlerësimet për eksperiencat e punës të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit : [email protected] Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.
ardi veliu
Aktualitet
26 Tetor 2023, 13:53
h.k
Pjese nga emisioni
LEZHË-Motra e 17-vjeçarit që goditi me karrige mësuesen në Lezhë Majlinda Palushi, ka rrëfyer deta...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 13:48
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat ka njoftuar se në ditët ...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 13:05
h.k
GJKKO
TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) paraditen e sotme ka njoftuar nëpërmj...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 13:01
h.k
Policia Durres
DURRËS- Redi Sako, është vendosur në pranga nga Policia e Durrësit për veprën penale të vjedhjes gja...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 12:21
h.k
Gjimnazi ne Lezhe
TIRANË-Mësuesja e gjimnazit të Lezhës Majlinda Palushi është dërguar ditën e sotme në spita...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 12:16
A.B
Policia
TIRANË- Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine në kryeqytet. Forcat blu, bëjnë të ditur...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 12:14
A.B/A.L
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një 49-vjeçar nën efektin e alkolit k...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 12:05
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen ‘Beleri’. Shqyrtimi do të bëhet në se...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 12:03
A.B
Policia
PËRMET- Një 38 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht kushëririn e tij. Ngjarja ka ndodhur teksa at...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 11:56
A.B
Avokatet
TIRANË- Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha në GJKKO është shtyrë. Dy avokatet e caktuara nga shtetit, Rabie C...