Aktualitet

Afera me kompleksin 'Partizani', GJKKO lë në fuqi masën detyrim paraqitje për Sali Berishën

26 Tetor 2023, 17:34 Nga f.i
Afera me kompleksin 'Partizani', GJKKO lë në fuqi masën
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat "detyrim paraqitje" dhe "bllokimi i pasaportës" për Sali Berishën, i cili është nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv për aferën e privatizmit të kompleksit 'Partizani'. Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, ku Berisha u përfaqësua nga avokatë të caktuar nga shteti.

Njoftimi: -Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha.

Ndërkohë në pranga është dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për 'korrupsion aktiv' dhe 'pastrim parash'. GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, ndërsa detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi./Dosja.al.

sali berisha

Sondazh

Poll