Aktualitet

Sekuestrohen 30 mijë dollarë në Kapshticë, procedohet penalisht 54-vjeçarja

Shuma e parave iu sekuestrua një 54-vjeçareje, banuese në Kanada, e cila po udhëtonte si pasagjere në një autobus linje dhe ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë kur iu nënshtrua një kontrollit nga autoritetet.

26 Tetor 2023, 15:50 Nga r.ll
Sekuestrohen 30 mijë dollarë në Kapshticë, procedohet
foto e parave te sekuestruara

KAPSHTICË- 30 mijë dollarë të padeklaruar janë sekuestruar nga policia Kufitare në Kapshticë. Shuma e parave iu sekuestrua një 54-vjeçareje, banuese në Kanada, e cila po udhëtonte si pasagjere në një autobus linje dhe ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë kur iu nënshtrua një kontrollit nga autoritetet.

Gjatë kontrollit asaj iu gjetën në çantën e dorës 30 mijë dollarë kanadezë që nuk i kishte deklaruar. Shuma monetare u sekuestrua, ndërsa ndaj 54-vjeçares u hap një procedim penal për veprën “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

kapshtice

Sondazh

Poll