Aktualitet

Ishte në gjendje të dehur/ Shoferi i autoshkollës përplaset me motorin, një person i lënduar në Berat

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit,  i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

26 Tetor 2023, 16:51 Nga r.ll
Ishte në gjendje të dehur/ Shoferi i autoshkollës përplaset
foto ilustruese

BERAT- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo”, ku një mjet autoshkolle është përplasur me një motor.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit,  i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar. Policia konfirmon se drejtuesi i autoshkollës ka qenë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.

aksiden ne berat

Sondazh

Poll